UBT News

Lansohet traileri i filmit “Maestro”

Netflix ka publikuar trailerin e parë të filmit “Maestro”.

Filmi është përpjekja e dytë regjisoriale e Bradley Cooper pas “A Star is Born”, me aktorët Cooper dhe Lady Gaga, i cili u nominua për çmimin Oscar në kategorinë filmi më i mirë në vitin 2019 dhe fitoi çmimin Oscar për këngën më të mirë origjinale për “Shallow”.

Në “Maestro”, Cooper luan rolin e dirigjentit Leonard Bernstein.

Maestro | Official Teaser | Netflix

“Maestro” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia në muajin shtator. Në muajin nëntor del në kinema dhe fillon transmetimin në Netflix më 20 dhjetor./UBTNews/

Exit mobile version