“30”, albumi i plotë i këngëtares së mirënjohur, Adele u lansua sot. Albumi përmban gjithsej 12 këngë + tri bonus, disa prej tyre të njohura për publikun.
Adele tha se albumi “30” është një reflektim i një periudhe të trazuar të jetës së saj, e cila përfshinte divorcin me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.
It was a ride, so I threw my arms up and screamed! Love you all ♥️ https://t.co/QyxTf5ciTM pic.twitter.com/9nFsgNX5TS
— Adele (@Adele) November 19, 2021
Adele deklaroi se kujdesi për veten dhe puna rreth projekteve të reja e kanë ndihmuar atë të përballet me ankthin vitet e fundit./UBTNews