Lamin Jamal, 17-vjeçari që ka tronditur botën e futbollit, ka folur për përvojat dhe sfidat që ka hasur gjatë karrierës së tij në rritje. Pjesë e ekipit të Spanjës që fitoi “Euro 2024” dhe një nga kandidatët për “Topin e Artë”, Jamal ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku ka reflektuar mbi ndryshimet drastike në jetën e tij dhe përvojat që e kanë formuar si lojtar.
Gjatë intervistës, Jamal ka përmendur sfidat që ka kaluar, duke filluar nga momentet e ndrojtura nën urdhrat e trajnerit Xavi te debutimi me Barcelonën dhe fitimi i titullit të kampionit të Evropës. Ai ka kujtuar se në fillim ishte shumë i turpshëm, duke lënë këpucët në dhomat e zhveshjes dhe duke shkuar në palestër për të bërë biçikletë, sepse ndjehej i turpëruar të ishte në prani të yjeve të ekipit.
Jamal ka theksuar se përvoja e tij në rrugët e lagjes kur ishte 11-12 vjeç, duke luajtur me lojtarë më të rritur, e ka ndihmuar të përballet me më të mëdhenjtë në nivel profesional. Ai ka shpërthyer frikën dhe ka mësuar të shfrytëzojë çdo mundësi për të luajtur me cilindo kundërshtar.
Kur bëhet fjalë për konkurencën dhe sfidat në fushë, Jamal ka nënvizuar se nuk i pëlqen të jetë shumë më i mirë se të tjerët, sepse preferon sfidat e vërteta. “Më pëlqen kur është më e vështirë. Preferoj më mirë të mos luaj, se sa të luaj gjithçka dhe ta bëj shumë të lehtë,” ka thënë ai.
Jamal, i njohur për tërheqjen dhe aftësitë e tij në fushë, vazhdon të jetë një nga lojtarët më premtues të futbollit dhe një figurë që ngjall shumë pritshmëri për të ardhmen./UBTNews/