Mbrojtësi argjentinas i Manchester United, Lisandro Martínez, pritet të kthehet në fushë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, ndërsa vazhdon procesin e rikuperimit nga lëndimi.
Klubi po ndjek një strategji të kujdesshme, duke shmangur çdo rrezik të rikthimit të parakohshëm. Synimi kryesor është që Martínez të shërohet plotësisht, të mos ketë komplikime dhe të jetë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës në afat të gjatë.
Përveç Manchester United, edhe Kombëtarja e Argjentinës e sheh me interes të madh rikthimin e tij, pasi mbrojtësi është pjesë kyçe e formacionit titullar dhe Kupa e Botës 2026 po afrohet gjithnjë e më shumë.
Lisandro Martinez
Rikthimi i Martinez do të ishte një shtysë e madhe për mbrojtjen e “Djajve të Kuq”, e cila ka vuajtur dukshëm gjatë mungesës së tij.
Kujtojmë, Martinez këputi ligamentin kryesor të gjurit dhe ka qenë jashtë fushës që afro një vit.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/