Pas vizitës në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Euronews.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Palmer deklaroi se nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i tij, aq më i vështirë do të jetë.
“Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të dyanshme. Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Palmer.
Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Palmer është shprehur se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.
“E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosova. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.
Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer u shpreh se nuk mendon se është në agjendë një gjë e tillë.
“Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”, ka përfunduar përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor , Matthew Palmer.