UBT News

Lady Gaga shpërtheu në lot pasi iu desh të ndërprente koncertin në Miami

Lady Gaga ndau një mesazh emocionues pasi ndërpreu koncertin e saj në Miami gjatë fundjavës.

Superylli dhe aktorja përmes një video të publikuar në Instagram të shtunën shpjegoi pse shfaqja e fundit e turneut të saj Chromatica Ball në Hard Rock Stadium atë mbrëmje u ndal papritur për shkak të shiut “të rrëmbyeshëm” dhe një stuhie rrufeje.

“Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami, por nuk mundëm, sepse edhe kur shiu ndaloi, rrufeja e goditi tokën pranë nesh”, tha ajo duke fshirë lotët.

Aktorja e “A Star Is Born” gjithashtu kërkoi falje që nuk arriti të performonte bashkëpunimin e saj me Ariana Grande, “Rain on Me”, bashkëpunim ky që kryesoi Billboard Hot 100 në vitin 2020./UBTNews/

Exit mobile version