Këngëtarja dhe aktorja 36-vjeçare, Lady Gaga, është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar” në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”, për kolonën zanore të filmit “Top Gun: Maverick”, “Hold My Hand”. Por megjithatë ajo nuk do të performojë në “Oscars”.
Producenti ekzekutiv i “Oscars”, Glenn Weiss konfirmoi se superylli i popit nuk do të performojë në ceremoninë që mbahet sonte pas mesnate. Fajtori? Orari i ngjeshur i Gaga-s. Ajo është shumë e zënë duke xhiruar rolin e saj përballë Joaquin Phoenix në vazhdimin e shumëpritur të filmit në ekranin e madh “Joker: Folie à Deux”.
Weiss tha: “Ne e kemi një raport të mrekullueshëm me Lady Gaga-n dhe ekipin e saj, por ajo është në mes të xhirimeve të një filmi dhe ne e nderojmë këtë proces të dhe industrinë e filmit. Pas diskutimeve të vazhdueshme, e kuptuam se ajo nuk do të mund ta realizojë një performancë të kalibrit të saj, prandaj vendosëm që ta lirojmë nga të gjitha angazhimet e ceremonisë së sivjetme ‘Oscar’. Ne e kuptojmë plotësisht se kjo është ajo që është prioriteti në këtë biznes, veçanërisht kur vet ceremonia jonë i nderon filmat”./UBTNews/