UBT News

Lady Gaga flet me zemër të thyer për sëmundjen me të cilën po përballet kolegu i saj, Tony Bennett

Miqësia e yjeve Lady Gaga dhe Tony Bennett është frymëzuese!

Këngëtarët kanë shumë për të festuar meqë u nominuan për gjashtë çmime Grammy të martën me albumin e tyre “Love for Sale”.

Gaga në një intervistë foli rreth sëmundjes së Alzheimerit me të cilën po përballet Bennett, që u zbulua për herë të parë në muajin shkurt.

“Tony është një nga njerëzit më të dashur për mua në të gjithë planetin dhe e dua me gjithë zemër. E dua familjen e tij me zemër, gruan e tij, Susan. Nuk mund të tregojë se sa shumë kam mësuar nga ai dhe çfarë ndjenje është të performosh me një legjendë për disa vite. Kam performuar me të për pothuajse dhjetë vjet dhe është e dhimbshme se çfarë po përjeton ai”, deklaroi Gaga.

Gaga tregoi se si muzika mund t’i ndihmojë njerëzit që përballen me sëmundjen e Alzheimerit dhe me demencë./UBTNews

Exit mobile version