UBT News

Lady Gaga e mahnitshme në trailerin e ri të “House of Gucci”

Lady Gaga e luan Patrizia Reggianin, ish-gruan e Maurizio Guccit në dramën kriminale e cila drejtohet nga Ridley Scott, përcjell UBT News.

Traileri i ri ofron një pasqyrë të mëtejshme mbi rolin kryesor të Lady Gaga-s si Patrizia Reggiani, ish-gruaja e Maurizio Gucci e cila njihet si organizatorja e dënuar për vrasjen e tij.

HOUSE OF GUCCI | Official Trailer #2 | MGM Studios

Në trailerin e mëparshëm shihen skenat që përfshijnë dyqanet e markës Gucci, pasarelat, Alpet, Studio 54 dhe me sa duket hapat ku Maurizio u qëllua nga një vrasës me pagesë në 1995.

Ndonëse filmi po pritet nga shumë fansa të aktorëve të njohur që luajnë në të pothuajse “të vetmit” njerëz që nuk po e mirëpresin filmin janë vetë familja Gucci.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes”, kishte thënë pas shfaqjes së trailerit të parë, Patrizia Gucci.

Përveç kundërshtimit të shumë nga përzgjedhjet e Scott, ajo shtoi: “Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të bërë një fitim, për të rritur të ardhurat e sistemit të Hollivudit… Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka. Por ka një kufi që nuk mund të kalohet”./UBTNews/

Exit mobile version