Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e 20 janarit. Lopez, e cila gjithashtu përkrahu Bidenin vitin e kaluar, do të japë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremonisë, Tom Hanks do të mbajë një edicion special televiziv të mbushur me yje./UBTNews