UBT News

Labi ia dhuron Spitalit të Podujevës dy aparatuara për prodhimin e oksigjenit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri i ka dhuruar Spitalit të Podujevës dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.

Këtë e ka bërë të ditur në një shkrim në Facebook, teksa njoftoi se do t’ua sigurojnë edhe një autoambulancë këtë javë.

“Sot në Podujevë, i mirëpritur nga kryetari i nderuar i Podujeves, Shpëtim Bulliqi, të cilit ia urova postin e ri të kryetarit. Ne i dhuruam donacion dy aparatura për prodhimin e OKSIGJENIT. QKMF-ja në Podujevē dhe mjekët, kanë nevojë edhe për shumë gjera të tjera si: shtretër, mbulesa dhe normalisht një autoambulancë përshkak se njëra ishte e dëmtuar dhe tjetra e vetme e vjetër. Ne vendosem që të ua sigurojmë edhe një autoambulancē mē të re gjatë kësaj jave. Kush do që ka mundesi dhuroni edhe në Podujevë edhe në qendra te tjera nēpër Kosovë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version