UBT News

La Liga, Real Madridi pret sot në shtëpi Mallorcan

La Liga spanjolle rikthehet me disa ndeshje që do të jenë të vlefshme për xhiron e gjashtë.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Sevillas dhe Valencias, por edhe gjigandi Real Madridi do të zhvillojë ndeshje kundër skuadrës së Mallorcas.

“Galaktikët” do të synojnë me çdo kusht fitore, që të vazhdojnë me ecurinë e mirë të rezultateve dhe të rikthehen në pozitën e parë në tabelë.

Pas gjashtë xhirove, tabelën e kryeson kampioni aktual Atletico Madridi me 14 pikë, një më shumë se Real Madridi në vendin e dytë me një ndeshje më pak. Top 4 e mbyllin Valencia dhe Rayo Vallecano me nga 10 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet Granada me vetëm tre pikë, dhe dy skuadrat si Getafe dhe Alaves me asnjë pikë të arkëtuar.

Programi i plotë:

19:30 Espanyol – Alaves (Stadiumi RCDE)

19:30 Sevilla – Valencia (Ramón Sánchez Pizjuán)

22:00 Real Madrid – Mallorca (Stadiumi Santiago Bernabéu)

22:00 Villarreal – Elche (Stadiumi La Ceramica)

Exit mobile version