Revista e emëroi manjatën e bukurisë muajin e kaluar pasi ajo debutoi linjën e saj të re të veshjeve Khy në nëntor.
Ylli i Kardashians, 26 vjeç, u nderua me këtë arritje nga WSJ në ceremoninë mbajtur të mërkurën në Muzeun e Artit Modern në New York City. Ajo kishte veshur një fustan të zi Ferragamo.
Asaj iu dorëzua çmimin nga stilisti Haider Ackermann, i cili ka punuar me manjatën e Kylie Cosmetics për pamjen e saj në Met Gala të vitit 2023.
Në fjalimin e saj të shkurtër, Jenner falënderoi revistën WSJ. “Gjithmonë e kam dashur bukurinë dhe modën dhe jam njohur për suksesin e markave të mia që kam ndërtuar dhe [brendi] Khy u lansua sot”, tha ajo. “Është kaq e veçantë për mua”.
Jenner tha se koleksioni ishte “me të vërtetë i frymëzuar nga veshjet e mia personale dhe disponimet e ndryshme në të cilat jam”.
“Në mënyrë kreative kam një vizion të fortë se si dua të dukem dhe çfarë dua të bëj dhe çfarë dua të vesh”, tha ajo për WSJ. “Askush nuk më thotë se çfarë të bëj”./UBTNews/