UBT News

Ky është shteti që refuzon edhe propozimin e FIFA-së: Nuk duam fare të luajmë më Rusinë!

Federata e Futbollit të Polonisë ka kritikuar FIFA-n për vendimin që Rusia do t’i duhet t’i luajë ndeshjet e radhës pa flamurin ose himnin kombëtar dhe në një territor neutral nën emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë”.

Vendimi erdhi si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës që filloi ditë më parë.

Rusia është planifikuar të përballet me Poloninë në një ndeshje play-offi për Kupën e Botës, fillimisht në Moskë, më 24 mars, ku fituesi do të takohet me Republikën Çeke ose Suedinë.

Polonia, Suedia dhe Republika Çeke kanë njoftuar të gjitha se refuzojnë të luajnë kundër Rusisë dhe i kanë bërë thirrje FIFA-s që ta përjashtojë këtë vend nga të gjitha garat.

Federata polake nuk është e kënaqur me vendimin e FIFA-s për të lejuar Rusinë të vazhdojë të luajë, pasi presidenti Cezary Kulesza kritikoi organin qeverisës.

“Vendimi i FIFA-s është krejtësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këtë lojë. Qëndrimi ynë mbetet i paprekur: Kombëtarja polake nuk do të luajë me Rusinë, pavarësisht se si do të quhet skuadra”, vazhdon ky reagim.

Në një deklaratë të FIFA-s thuhej: “Së pari dhe më kryesorja, FIFA dëshiron të përsërisë dënimin e saj për përdorimin e forcës nga Rusia në pushtimin e saj në Ukrainë. Dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe FIFA shpreh solidaritetin e saj më të thellë për të gjithë njerëzit e prekur nga ajo që po ndodh në Ukrainë”.

“FIFA bën thirrje përsëri për rivendosjen urgjente të paqes dhe për të filluar menjëherë dialogun konstruktiv. FIFA mbetet në kontakt të ngushtë me Shoqatën e Futbollit të Ukrainës dhe anëtarët e komunitetit të futbollit ukrainas të cilët kanë kërkuar mbështetje për t’u larguar nga vendi për aq kohë sa Konflikti aktual vazhdon”.

Deklarata më pas rendit masat që do të zbatohen deri në një njoftim të dytë: “Asnjë garë ndërkombëtare nuk do të luhet në territorin e Rusisë, me ndeshjet si vendas që luhen në territor neutral dhe pa shikues”.

Exit mobile version