Kuvendi i Maqedonisë Veriore sot ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, e cila përfshin dorëheqjen e gjithë qeverisë.
Zaev dha dorëheqjen dje pas katër vjet e gjysmë në krye të qeverisë, duke thënë në shpjegimin se është një hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe se është shprehje e përgjegjësisë së marrë për rezultatet e zgjedhjeve.
Zaev, i cili së fundi u largua nga pozita udhëheqëse në partinë në pushtet LSDM, në të cilën është që nga viti 2013, ka qenë kryeministër që nga 31 maji 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut.
Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Maqedonia Veriore u bë anëtare e plotë e NATO-s, por nuk arriti të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE për shkak të bllokadës së Bullgarisë.
Në gusht 2017, Zaev nënshkroi Marrëveshjen për Partneritet Strategjik, Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, dhe në qershor 2018, qeveria e tij nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë të emrit.