Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermania për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC), që mbahet nga 13 deri më 15 shkurt në Mynih.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara në kuadër të konferencës, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të samitit.
Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
E ftuar në konferencë ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por ajo e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet brenda vendit.
Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih pritet të mbledhë qindra liderë botërorë. Në fokus të diskutimeve do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, si dhe tensionet që lidhen me Iranin.
