Kosova e ka nisur mbarë rrugëtimin në kualifikimet për në Kampionatin Botëror të basketbollit që zhvillohet në vitin 2027.
Dardanët triumfuan ndaj Irlandës me rezultat 83-76. Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në Grupin A me dy pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e parë.
Fitores së Dardanëve i është gëzuar Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka reaguar në Facebook duke shkruar se besimi në sukses është mjaft i madh, sidomos në mbështetjen e madhe të tifozëve.
“Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurt në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës. Ndeshja e radhës për Kosovën në kuadër të këtyre parakualifikimeve është kundër Azerbajxhanit më 25 shkurt”, shkroi Kurti në Facebook.