UBT News

Kuptohet gjinia e binjakëve të Ronaldos

Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez po bëhen prindër të binjakëve. Të enjten ata kanë bërë të ditur gjininë e binjakëve. Çifti i njohur është në pritje të një djali dhe një vajze.

Ronaldo dhe Rodriguez publikuan një video në rrjete sociale të fëmijëve të tyre të tjerë, ku shihen vajzat në njërën anë dhe djemtë në anën tjetër.

Ronaldo krahas videos shkroi mbishkrimin: “Këtu fillon jeta dhe dashuria kurrë s’mbaron”./UBTNews

Exit mobile version