UBT News

Kujtohet John Lennon në 41-vjetorin e vdekjes

Huty23716 017

Këngëtari John Lennon vdiq 41 vjet më parë më 8 dhjetor, pasi u qëllua për vdekje jashtë apartmentit të tij në qytetin e New Yorkut. Ai ishte vetëm 40-vjeçar kur vdiq.

Gruaja e tij, Yoko Ono shkroi: “Mbi 1.5 milion njerëz janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh prej kur John Lennon u vra më 8 dhjetor 1980”.

Lennon u qëllua për vdekje nga një fans i tij. Vrasja e tij është mister, megjithëse autori tha se si një i krishterë i zjarrtë ai donte të hiqte qafe muzikantin që pretendonte se Zoti ishte vetëm një koncept. Sipas dëshmisë së tij ai donte të hiqte qafe njeriun më të famshëm në botë për të hequr qafe depresionin e tij kozmik.

Në nëntor, Disney+ publikoi “The Beatles: Get Back”, një serial dokumentar me regji të Peter Jackson./UBTNews

Exit mobile version