Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është takuar sot para lojës me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës Luis Rubiales, ku ky i fundit ka shfrytëzuar rastin që ta falënderoj Ademin për mikpritjen e ngrohtë të FFK-së.
Luis Rubiales përveç që është në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, ai po ashtu është edhe zëvendëspresident i UEFA-s.
Rubiales ka treguar që është tejet i kënaqur me mikpritjen e ngrohtë si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.
Po ashtu, presidenti Rubiales ka thënë që e gjithë ekspedita spanjolle janë të kënaqur me kushtet e akomodimit dhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve që i kanë takuar.