Policia në Lezhë ka gjobitur tre drejtues të automjeteve me nga dymbëdhjetë mijë lekë pasi kishin bërë parakalime të rrezikshme në rrugën Milot-Lezhë dhe Balldre-Lezhë.
Drejtuesit e automjeteve të gjobitura kishin publikuar pamje nga veprimet e tyre të rrezikshme në rrjete sociale, pas së cilës policia ka ndërmarrë veprimet për identifikimin e menjëhershëm të tyre.
Njërit nga drejtuesve të automjeteve i janë hequr edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të trafikut rrugor dhe i fton të vijojnë të denoncojnë raste të tilla.