Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama ka marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë që mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama shkruan se ky forum është një platformë e njohur për cilësinë e debatave mbi axhendat globale dhe rajonale.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.