UBT News

Kryeministri bullgar Petkov zhvillon sot vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov viziton sot Shkupin në kuadër të një vizite zyrtare ku do të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur, Dimitar Kovaçevski.

Vizita e Petkov mund të hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes bashkëpunimit.

Petkov do të vizitojë Shkup bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev.

Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar do ta presë ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.

Dy qeveritë do të dialogojnë lidhur me tejkalimin e mosmarrëveshjes që pritet të finalizohet me fillimin e negociatave të Shkupit drejt Bashkimit Evropian.

Exit mobile version