Postimi i reperes Nicki Minaj rreth efekteve anësore të vaksinës antiCOVID ngjalli shumë reagime. Ministri i Shëndetësisë i Trinidadit dhe Tobagos, Terrence Dyalsingh, kritikoi reperen, duke thënë se ky “postim fals” ia mori kohën atij dhe departamentit të tij.
Në Twitter, Nicki shkroi se një shok i saj pati efekte anësore nga vaksina kundër COVID-19. Kjo shkaktoi reagime te ekspertët shëndetësorë rreth botës, të cilët janë të shqetësuar rreth dezinformatave për vaksinat.
My cousin in Trinidad won’t get the vaccine cuz his friend got it & became impotent. His testicles became swollen. His friend was weeks away from getting married, now the girl called off the wedding. So just pray on it & make sure you’re comfortable with ur decision, not bullied
— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) September 13, 2021
Deyalsingh tha se departamenti i tij nuk ka hasur në ndonjë person që ka pasur efekte anësore nga vaksina në Trinidad dhe Tobago. Ai tha se ekipi i tij kaloi gjithë të martën duke u marrë me këtë rast, për ta vërtetuar nëse është ngjarje e vërtetë apo jo.
“Fatkeqësisht shpenzuam kohën duke u marrë me këtë pretendim të rremë”, deklaroi ai.
Postimi në Twitter u kritikua gjithashtu edhe nga shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, i cili tha se Minaj duhet të ketë “turp”.
Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha se reperja “duhet të mendojë dy herë për përhapjen e informacionit që me të vërtetë nuk ka bazë”./UBTNews