UBT News

Kritikohet ashpër Liam Payne, pas deklaratës për Zayn Malik

Liam Payne duket se është penduar për deklaratën që ka bërë për ish-kolegun e One Direction, Zayn Malik. Për të “qetësuar gjakrat” ai shkroi llogarinë e tij në Twitter:

“Njerëz, unë normalisht nuk do t’i komentoja këto gjëra, por kur bëhet fjalë për familjen, është e vështirë ti injoroni” duke iu referuar intervistës së tij me Logan Paul.

“Ata përmendën një incident të veçantë që përfshinte Zayn, të cilit unë iu përgjigja, por duke e dëgjuar tani mbase nuk e artikulova veten aq mirë sa duhej. Po thosha se gjithmonë do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi, por unë do të jem gjithmonë, gjithmonë në anën e tij. Kështu është familja. Zayn është vëllai im dhe unë do të qëndroj pranë tij përgjithmonë”.

Në intervistë, Payne kishte thënë se ka shumë arsye pse nuk i pëlqen Zayn Malik, duke përmendur disa raste./UBTNews/

Exit mobile version