UBT News

Kritika të ashpra për Edon Zhegrovën pas ndeshjes me Bolognan

Paraqitja e Edon Zhegrovës në sfidën kundër Bolognas ka ngjallur pakënaqësi te stafi teknik i Juventusit.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka kritikuar ashpër anësorin e Kosovës për mungesë të disiplinës taktike, lëvizje të paqëndrueshme në fushë dhe vendimmarrje të gabuara në momente kyçe të lojës.

Ky reagim vjen në një kohë kur hapësira për Zhegrovën ka qenë mjaft e kufizuar. Para aktivizimit në ndeshjen ndaj Bolognas, ai ishte paraqitur me fanellën bardhezi vetëm tre minuta në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe inkuadrimin e tij në sfidën ndaj Sassuolos.

Kritikat e fundit mund të vështirësojnë më tej pozitën e tij në formacion, duke vënë në pah vështirësitë e përshtatjes me kërkesat taktike të skuadrës torineze.

Exit mobile version