Krimet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri u rritën me më shumë se 40% në gjysmën e parë të vitit 2025, duke arritur një nivel të ri rekord, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.
Në përgjigje të një hetimi parlamentar nga ligjvënësja socialdemokrate Sabine Schatz, ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se 787 krime me sfond ekstremist të krahut të djathtë u regjistruan në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Kjo përfaqëson një rritje prej 41.5% krahasuar me 556 raste në të njëjtën periudhë në vitin 2024, e cila tashmë kishte shënuar një nivel rekord.
Ministria tha se 91% e autorëve ishin burra, kurse ndër veprat penale, 21 u klasifikuan si antisemite dhe 11 si islamofobe, raporton Anadollu.
Vjena kryesoi listën me 236 raste, e ndjekur nga Austria e Sipërme me 171 dhe Austria e Poshtme me 103. Rreth 27% e të gjitha krimeve të ekstremistëve të krahut të djathtë ndodhën në internet, sipas përgjigjes së ministrisë.
Schatz shtoi se një plan veprimi kombëtar i premtuar në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë po punohet intensivisht.
Austria është qeverisur nga një koalicion tre-partiak i Partisë Popullore konservatore (OVP), Social Demokratëve (SPO) dhe Neos liberal që nga marsi 2025.
Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë, e cila fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e shtatorit 2024 me 28.8%, e që mbetet jashtë koalicionit./S.K/KP/