Përfaqësuesja e Kosovës ka arkëtuar tri pikë të plota, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Qipros.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “AEK Arena”, Kosova e ka mposhtur si mysafire Qipron me rezultat 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Valon Berisha, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 65’. Ndërkaq, ishte “9-shi” i skuadrës, Edon Zhegrova, ai i cili e thelloi epërsinë e Kosovës, i cili në minutën 78’ e vulos rezultatin final në 2:0.
Me këtë fitore, Kosova tani renditet në vendin e parë me tri pikë, ndërsa Qipro zë vendin e fundit në Grupin 2 të Ligës C.
Mbetet të shihet rezultati i ndeshjes mes Greqisë e Irlandës së Veriut, dhe në rast barazimi, Kosova do ta mbyllte xhiron e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve si lider i grupit. /UBTNews/