Kombëtarja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.
Federata e Futbollit të Kosovës njofton se marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19. Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve.
Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë./UBTNews