Më 19 maj 2026 do të jepet premiera e shfaqjes “Kontrabasi”, bazuar në veprën e autorit gjerman Patrick Süskind. Shfaqja vjen me regji dhe skenografi nga Ben Apolloni, ndërsa rolin kryesor e interpreton aktori Alban Goranci.
Përkthimi i veprës është realizuar nga Alba Blakaj, ndërsa kostumografia mban vulën e Dardana Goranci Iliyaz. Trajnuese të aktorit për kontrabas janë Rona Maloku dhe Olta Beqa.
Në realizimin teknik të shfaqjes kanë kontribuar edhe Skender Latifi si mjeshtër i dritave, si dhe mjeshtrit e skenës Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi. Formulimi muzikor është bërë po ashtu nga Ben Apolloni.
“Kontrabasi” është produksion i Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona dhe Alban Goranci, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
