Rita Ora ka qenë anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia” këtë edicion.
Megjithëse spektakli është në prag të përfundimit, audicionet e fshehura ishin momentet më emocionuese të edicionit të sivjetmë të “The Voice Australia”.
Një konkurrente në audicionet e para mori vëmendjen kur vendosi të interpretojë këngën e Ritës “How To Be Lonely”, gjersa një tjetër konkurrent mashkull bëri të njëjtën pak kohë më vonë.
Zeke Cameron iu la përshtypjetë gjithëve dhe në veçanti gjyqtares Rita Ora, pasi 20-vjeçari ish-nxënës i Shkollës së Mesme “Ulladulla” interpretoi këngën e saj “Let You Love You”.
Këngëtarja shqiptare ktheu karrigen e saj në gjysmën e interpretimit përgjatë performancës së Cameron, ndërsa ai bëri një interpretim ekselent të këngës.
Duke performuar një version akustik të këngës hit me kitarën e tij akustike, ai tha se ndihej “i gëzuar” pasi iu kthyen anëtarët e jurisë.