Në kuadër të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare e Arteve Skenike, e cila mblodhi artistë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të fushës së teatrit dhe performancës nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Kjo konferencë ofroi një hapësirë akademike dhe kreative për të diskutuar ndikimin e artit skenik në shoqërinë moderne, rolin e aktrimit në komunikim dhe edukim, si dhe mënyrat e reja të interpretimit nëpërmjet teknologjisë dhe estetikës bashkëkohore.
Sesioni i parë
Chair: Dr. Arben Arifi
Co–Chair: Dr. Marigona Bekteshi-Ferati
- The Comic and Humorous Element in Acting – Prof. Ilir Prapashtica (UBT)
- Acting, Drama and Theatre as a Medium – Prof. Fiona Gllavica (UBT)
- Fear, Luxury, and Resistance in Panem: A Semiotic Analysis of Special Effects Makeup in The Hunger Games – Prof. Vali Gjinali (UBT)
Diskutimet në këtë sesion sollën analiza të thelluara mbi mënyrën se si elementet komike dhe dramatike kontribuojnë në ndërtimin e karakterit, në zhvillimin emocional të aktorit dhe në formimin e publikut përmes teatrit si mjet edukativ dhe reflektues.
