UBT News

Kompania mediatike e Paris Hiltonit tërheq një reklamë nga platforma “X”

Kompania mediatike e Paris Hilton, 11:11 Media, ka tërhequr një reklamë nga platforma “X”, vetëm një muaj pasi njoftoi rreth bashkëpunimit të tyre. Kjo është marka e fundit që ka tërhequr një reklamë në platformën që dikur njihej si Twitter, për shkak të përmbajtjes antisemitike dhe pro-naziste në atë sajt.

“11:11 Media mori vendimin për tërheqjen e menjëhershme të kampanjës nga platforma”, deklaroi Bruce Gersh, presidenti dhe shefi operativ për CNN.

Ky vendim për ta tërhequr reklamën është goditje për “X-in” dhe shefen ekzekutive të platformës, Linda Yaccarino, e cila muajin e kaluar njoftoi rreth partneritetit promovues me Hiltonin.

Marrëveshja, e cila u njoftua nga Yaccarino si një “partneritet zyrtar” afatgjatë mes Hiltonit, 11:11 Media dhe platformës, synonte të krijonte “një platformë fillestare për iniciativat e reja në video dhe video live, tregti të drejtpërdrejtë, Spaces, dhe shumë më tepër”.

Me këtë marrëveshje palët u pajtuan edhe për ndarjen e të ardhurave mes tyre./UBTNews/

Exit mobile version