UBT News

Kompania Hybe e grupit BTS rrit fitimet për 31%

Kompania koreano-jugore e pop grupit BTS ka rritje në fitime, pavarësisht se fitoi pak nga koncertet gjatë pandemisë. Hybe thotë se fitimet e saj u rritën me 30.8% vitin e kaluar. Pothuajse ajo trefishoi fitimet nga përmbajtja.

Firma, e cila më parë u quajt Big Hit Entertainment, zotëron gjithashtu label-et muzikore të këngëtarëve Ariana Grande dhe Justin Bieber.

Hybe arriti famë nga fansat e grupit korean përmes platformës Weverse, që u lejon atyre të lidhen me artistë dhe të blejnë përmbajtje ekskluzive.

Kompania planifikon të lëshojë edhe një lojë tjetër dhe të përmirësojë Rhythm Hive, në të cilën lojtarët mund të dëgjojnë këngët e grupit BTS dhe grupeve të tjera të Koresë së Jugut. Ata mbledhin dhe blejnë “gurë të çmuar” që mund të përdoren për blerje virtuale./UBTNews/

Exit mobile version