UBT News

Koleksioni privat i Freddie Mercuryt do të shitet në ankand

Një nga miqtë më të afërt të Freddie Mercuryt do të shesë në ankand koleksionin privat me 1 mijë e 500 artikuj që i takojnë yllit të “Queen”. Në mesin e tyre janë disa tekste të shkruara me dorë dhe kostume skenike. Këngëtari e kishte këtë koleksion në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës.

Kur ai vdiq në vitin 1991, ai ia la shtëpinë dhe gjësendet tjera Mary Austinit.

“Koleksioni ju çon më thellë brenda individit dhe njeriut që njoha”, deklaroi Austin mes tjerash.

Një nga artikujt kryesorë do të jetë teksti i punës i Freddie Mercuryt, i shkruar me dorë, për një nga himnet më të mëdha, “We are the Champions”, të grupit “Queen”, përfshirë harmonitë dhe akordet, që u shkruan në nëntë faqe./UBTNews/

Exit mobile version