UBT News

Kod i mirësjelljes në rrjete sociale, D4D monitoron përmbajtja e zotimeve në zgjedhjet lokale

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe medieve në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale.

Kështu, Instituti D4D me qëllim të përmirësimi të këtij diskursi, ku janë përfshirë partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, synon të krijojë një kodi të mirësjelljes në rrjete sociale.

Rrezarta Delibarzade-Krasniqi, drejtoreshë e D4D, tha se e gjithë fushata zgjedhore do të përcillet nga dhjetë monitorues duke përcjell edhe profilet e subjekteve politike

“Duke u bazuar që fushata po zhvillohet edhe në rrjetet sociale, kjo tregon se akterët kanë treguar gatishmërinë që të kemi një fushatë ta drejtë zgjedhore, ky aktivitet është fillimi i bashkëpunimit të gjatë dhe e gjithë fushata zgjedhore do të përcillet nga dhjetë monitorues duke përcjell edhe profilet e subjekteve politike”.

Mark Baskin drejtor i “Center Humanitarion Dialogue”, tha se deklarata e nënshkruar e vendos Kosovën në një pozitë udhëheqëse.

“Media sociale po luan një rol të jashtëzakonshme. Ajo çka do të ishte interesante për neve që mediet sociale kanë qenë formë dominuese e komunikimit në Kosovë, dhe ka më shumë se 1 milion shfrytëzues, kjo është rritje”.

“Kjo deklaratë që e nënshkruani sot e vendos Kosovën në një pozitë udhëheqëse dhe ideja është për të krijuar balancimin e ideve për një qëllim të mirë”.

Allen Meta, nga D4D, tha se kanë pasur mbështetje e të gjithëve për nënshkrimin e kësaj deklarate.

“Bashkërisht me partitë politike, shoqërinë civile kemi punuar në hartimin e një deklarate që do të merr zotimin nga të gjithë akterët”.

Instituti D4D do të krijoj një mekanizëm i cili do të monitoroj të gjithë mbi përmbajtjen e zotimeve dhe do të përpiloj një raport përfundimtar me të gjeturat.

Exit mobile version