Vitali Klitschko dhe gruaja e tij, Natalia i kanë dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre afatgjate.
Ish-kampioni i botës në boks dhe ish-modelja kanë njoftuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre, derisa ai po jeton në Kiev dhe ajo në Hamburg.
“Ne kemi vendosur të divorcohemi pasi ishim duke jetuar të ndarë qe disa vite dhe duam ta bëjmë këtë edhe zyrtarisht”, ka konfirmuar 51 vjeçari për tabloidin gjerman “Bild”.
Çifti ishte martuar 26 vjet më parë, ndërsa kanë edhe tre fëmijë së bashku.