“All I Want for Christmas Is You” nga Mariah Carey tani padyshim cilësohet si një lloj himni modern i Krishtlindjes.
Ndonëse ka vite që kur u lansua kjo këngë, ajo vazhdon të mbetet tejet e pëlqyer dhe shumë e dëgjuar kudo.
Por sa fiton këngëtarja çdo vit nga kënga?
Carey ka fituar plot 60 milionë dollarë nga viti 1994 deri në vitin 2016. Ndërkaq, që nga viti 2019, ajo fiton midis 600,000 dhe 1 milion dollarë çdo dhjetor.
Këngëtarja dhe Walter Afanasieff thuhet se e shkruan këngën në 15 minuta, zhvilluan melodinë, strukturën e këngës dhe akordet. Ndërsa sipas NY POST, thuhet se kënga u kompozua në vetëm disa orë. /UBTNews/