Reperja 28-vjeçare është ende duke u “shëruar” nga përvoja traumatike me reperin Tory Lanez dhe gjyqit të gjatë pasues. Ajo tani po fokusohet në mirëqenien e saj mendore e fizike dhe nuk mendon të publikojë këngë të reja derisa të ndihet mirë!
Reperi Tory Lanez, 30 vjeç, u dënua në dhjetor për tre akuza të krimit, përfshirë sulmin me një armë zjarri gjysmë automatike, mbajtjen e një arme zjarri të paregjistruar dhe përdorimin e një arme zjarri në incidentin e vitit 2020 që përfshinte Megan.
“Fansat mund të presin muzikë të re kur unë të jem në një gjendje më të mirë. Tani për tani, unë jam e fokusuar në shërimin [tim]”.
Megan tha se tani për tani ajo po “kalon kohë me qentë e saj, po stërvitet, po shijon shfaqje televizive dhe thjesht po gjen mënyra të reja për të mbrojtur paqen e saj”.
Albumi i fundit i Megan ishte “Traumazine” i vitit 2022./UBTNews/