Lana Del Rey kishte menduar “seriozisht” të linte muzikën pasi e ndjente se kishte “dështuar”.
Këngëtarja pranoi se “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të vazhdonte të bënte muzikë edhe në momentet kur dyshonte në vetvete.
Ajo tha për rubrikën Wired të gazetës Daily Star, “Nuk e harroj kurrë humnerën, ato momente kur asgjë nuk funksiononte, ku po mendoja seriozisht ta lija [muzikën]. Kishte vërtet një ndjenjë dështimi.
Nuk kisha zgjidhje tjetër veç të vazhdoja, sepse nuk di të bëj asgjë tjetër. Por pasi isha tashmë e famshme, e mora lehtësisht. Vazhdova të bëja regjistrime. Nuk kishte plan B”./UBTNews/