UBT News

Kjo është arsyeja pse fansat po paralajmërojnë bojkotimin e Futurama-s!

Aktori i zërit të personazhit të njohur Bender, John DiMaggio reagoi ndaj fansave që do të bojkotojnë serialin e animuar “Futurama” nëse ai riprodhohet, përcjell UBT News.

Në 24 orët e para që kur Hulu njoftoi se po rikthente serialin komedi fantastiko-shkencore të animuar të David X. Cohen dhe Matt Groening “Futurama”, anëtari origjinal i kastit John DiMaggio ka përdorur rrjetet sociale për të përkrahur fansat e shumtë që janë të mërzitur për zëvendsësimin e tij të mundshëm.

DiMaggio aktualisht nuk është i lidhur me projektin. Por bashkëpuntorët e tij Billy West, Katey Sagal, Tress MacNeille, Maurice LaMarche, Lauren Tom, Phil LaMarr dhe David Herman janë të gjithë.

Siç raportohet nga Variety, producentët e serialit shpresojnë se DiMaggio do të kthehet gjithashtu. Një burim me njohuri për projektin tha se një marrëveshje për kthimin e DiMaggio ishte ende duke u përpunuar në kohën e njoftimit të rinisjes. Nëse kjo nuk ndodhë, Bender do të zëvendësohet.

Kjo i shtyu fansat e shumtë të serialit të reagojnë duke thënë se nëse DiMaggio nuk kthehet, ata do të bojkotojnë të gjithë serialin.

Sipas disa tweet-eve të aktorit, ai ka lënë të kuptohet se është i gatshëm për t’u bashkuar në qoftë se një marrëveshje e balancuar dhe kontekstuale ndodhë.

Ndërsa DiMaggio nuk ka hyrë në detaje se ku qëndron marrëveshja e tij për ripordhimin e serialit, ai dërgoi një mesazh për fansat disa orë pas njoftimit të rindezjes: “Faleminderit për shqetësimin dhe mbështetjen, të gjithëve. Unë vërtet e vlerësoj atë. Mos u shqetësoni, unë do t’ju mbaj të informuar”.

Prodhimi i rifillimit të “Futurama” të Hulu do të fillojë këtë muaj, ndërsa pritet të dal premierë në vitin 2023./UBTNews/

Exit mobile version