UBT News

Kitarja e Swiftit dhe këpucët e Eminemit do të dalin në ankand

Kitara akustike e Taylor Swift, atletet e tenisit të firmosura të Eminemit dhe një kostum i veshur nga një anëtar i BTS janë ndër artikujt që do të shiten në ankand bamirësie muajin e ardhshëm.

Sipas Julien’s Auctions, artikujt e disa prej emrave më të njohur të muzikës do të dalin në ankandin e bamirësisë MusiCares, më 5 shkurt.

Të gjitha të ardhurat nga eventi pas ceremonisë së çmimeve Grammy do të shkojnë për MusiCares, një organizatë e dedikuar për të ndihmuar muzikantët në kohë krize financiare dhe mjekësore.

Kitara e artistes Swift mund të shitet për 5 mijë-10 mijë dollarë, atletet Nike Air Max të Eminimit, në të cilat ai shkroi fjalën “Shady” mund të shiten deri në 3 mijë dollarë, si dhe kostumi i veshur nga J-Hope i BTS mund të shitet deri në 4 mijë dollarë./UBTNews/

Exit mobile version