Kitaristi legjendar amerikan, Carlos Santana u rrëzua në skenë në një koncert në Detroit të Michiganit.
Personeli mjekësor e trajtoi 74-vjeçarin në Clarkston të martën dhe ai u dërgua në departamentin e urgjencës të një spitali lokal për vëzhgim.
Santana, i cili lindi në Meksikë, shkroi më vonë në faqen e tij në Facebook se ka harruar të ushqehet dhe të pijë ujë, por më vonë u dehidratua dhe tani është më mirë. Megjithatë, ai shtoi se një shfaqje e planifikuar për të mërkurën në Burgettstown, Pensilvani, “do të shtyhet për një datë të mëvonshme”./UBTNews/