UBT News

Kitaristi i grupit Duran Duran zbulon se ka kancer në fazën 4

Kitaristi i grupit Duran Duran, Andy Taylor, është diagnostikuar me kancer metastatik të prostatës në fazën 4, ka zbuluar grupi në Rock and Roll Hall of Fame. Në këtë ngjarje nuk mundi të merrte pjesë Taylor për shkak të trajtimit të vazhdueshëm.

Grupi i njohur britanik zbuloi se Taylor ishte diagnostikuar katër vjet më parë teksa e lexoi një letër nga ai drejtuar audiencës në ceremoninë e Hall of Fame në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos.

Taylor duhej të ribashkohej me ish-shokët e tij të grupit, këngëtarin Simon Le Bon, tastieristin Nick Rhodes, basistin John Taylor dhe bateristin Roger Taylor, por ai nuk mundi të shkonte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore./UBTNews/

Exit mobile version