UBT News

Kim shfaqet me fustan nusërie në promovimin e albumit të ri të reperit Kanye

Kim Kardashian u shfaq me fustan nusërie në promovimin e albumit “Donda” të ish-bashkëshortit të saj, reperit Kanye West.

Reperi, 44-vjeçar, organizoi një ngjarje për ta shënuar lansimin e albumit të tij të fundit, në Soldier Field në Çikago, të enjten.

Kim u shfaq në skenë kur erdhi koha për këngën e fundit të tij, “No Child Left Behind”, me një fustan të markës Balenciaga.

Megjithëkëtë paraqitje, sipas një burimi të afërt të çiftit, ata nuk janë bashkë.

“Tani, burimet tona thonë se ata nuk janë bashkë, por do të mbesin familje gjithmonë. Kim dhe Kanye gjithmonë e kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, deklaroi ky burim për TMZ.

‘Ceremonia martesore’ ndodhi vetëm minuta pasi Kanye e dogji vetën dhe doli jashtë skenës. Reperit Kanye iu bashkuan në skenë edhe DaBaby dhe Marilyn Manson.

Çifti ka katër fëmijë, vajzat North dhe Chicago, dhe djemtë Saint dhe Psalm./UBTNews

Exit mobile version