Çmimi i Topit të Artë do të ketë shumë ndryshime të reja para ceremonisë së radhës që do të mbahet.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi e pranoi çmimin në fjalë për herë të shtatë në karrierë në këtë nëntor, kurse Alexia Putellas e Barcelonës fitoi Topin e Artë për femra.
Sidoqoftë, ishte triumfi i Messit ajo që përhapi shumë polemika, pasi që ishte zgjedhur para sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski dhe yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Si pasojë e kësaj, kryeredaktori i “France Football”, Pascal Ferre konfirmoi që do të jenë katër ndryshime të reja në këtë çmim.
Çmimi i këtij viti do të bazohet vetëm në paraqitjet e futbollistëve gjatë sezonit 2021/22, i cili përfundon me Kampionatin Evropian të fermave Euro 2022 gjatë kësaj vere.
Po ashtu, paraqitjet e futbollistëve në Botërorin “Katar 2022” në nëntor dhe dhjetor do të merren për bazë vetëm në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë për vitin 2023.
Më tutje, vetëm reprezentuesit e 100 shteteve të para në ranglistën e FIFA-s për meshkujt dhe 50 nga femrat do të lejohen të marrin pjesë në votim.
Kriteri për të vendosur fituesin ka ndryshuar, ku çmimi nuk do të konsiderojë vetëm paraqitjet individuale të lojtarit, por do të merr për bazë edhe paraqitjet kolektive, nivelin e lojtarit dhe rekordin “fair-play”.
Më e rëndësishmja, reputacioni dhe paraqitjet në vitet e kaluara nuk do të konsiderohen kur të votohet për fituesin.