2022 MTV Video Music Awards është pothuajse afër dhe dashamirësit e muzikës mezi presin të shohin këngëtarët e tyre të preferuar të përgëzohen me nderin prestigjioz.
Megjithatë, ajo që është më emocionuese është se ceremonia e çmimeve ka një formacion të shkëlqyer për audiencën e saj. Sipas raportimeve, Lizzo, BLACKPINK, Jack Harlow dhe Måneskin do të performojnë në ceremoninë e sivjetme e cila është planifikuar të mbahet me 28 gusht në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey.
Lizzo do të performojë këngën “2 Be Loved” nga albumi i saj i ri “Special”. Këngëtarja është nominuar edhe në katër kategori, duke përfshirë artistin e vitit dhe këngën e vitit për “About Damn Time”.
Jack Harlow po kthehet në VMA për performancën e tij të dytë. Vitin e kaluar ai performoi në skenë me Lil Nas X. Reperi është nominuar për shtatë çmime këtë vit, përfshirë videon e vitit për këngën e tij ‘Industry Baby’.
Pika kryesore e VMA-ve të vitit 2022 do të jenë padyshim shfaqjet debutuese nga dy grupe të njohura ndërkombëtare, që janë Måneskin dhe BLACKPINK.
BLACKPINK do të dalë në skenën e VMA-ve për herë të parë në ceremoninë e këtij viti. Poashtu, grupi italian që fitoi Eurovizionin 2021, Måneskin, është gati të performojë në VMA për herë të parë. Këtë vit, ata do të performojnë “SUPERMODEL”.
Gjithashtu Anitta, Marshmello x Khalid, J Balvin dhe Panic! in Disko do të performojnë në ceremoninë prestigjioze të çmimeve këtë vit./UBTNews/