Billboard ka zbuluar emrat e artistëve që do të performojnë këtë vit në festivalin e shumënjohur “Coachella”, transmeton UBT News.
Billboard ka njoftuar se këngëtarët kryesorë të festivalit janë: Harry Styles, Billie Eilish, Kanye West dhe grupit Swedish House Mafia.

Emra tjerë të njohur që do të performojnë në ngjarje janë reperja Megan Thee Stallionm 21 Savage, Doja Cat dhe shumë të tjerë.
Festivali do të mbahet gjatë datave 15-24 prill./UBTNews/