Vitin e kaluar, marka Adidas ndërpreu bashkëpunimin me yllin Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike. Por polemikat veçse kanë rritur kërkesën për atlete.
Atletet Yeezy janë në mesin e tri produkteve më të shitura në Impossible Kicks, një rishitës i madh në internet i atleteve dhe veshjeve të nivelit të lartë që ka dyqane në 17 lokacione në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kërkesa për atletet Yeezy është rritur me 30% që nga tetori-nëntori i vitit të kaluar”, tha John Mocadlo, kryeshef ekzekutiv i Impossible Kicks. Ai tha se atletet Yeezy janë ndër tri markat më të njohura në platformë pas Jordans dhe atleteve Nike, përfshirë këpucët Dunk dhe Air Max.
“Ne shesim rreth 30 mijë atlete në total çdo muaj. Ndoshta 6 mijë deri në 7 mijë prej tyre tani janë atlete Yeezy”, tha ai.
Yeezy 350 me ngjyrën e zezë dhe të bardhë në modelin e ngjyrave të këpucëve janë ndër më të kërkuarat në rishitje dhe me çmim 20% deri në 40% mbi vlerën e shitjes me pakicë të këpucëve, tha Mocadlo./UBTNews/