UBT News

Kërceu nga helikopteri në det, theu rekord botëror

Një ish-parashutist që kërceu nga një helikopter në det pa parashutë, theu rekordin botëror të Guinness-it.

John Bream, një 34-vjeçar që njihet si ‘peshku flutures’, kërceu nga një helikopter në brigjet e Hampshire, në tetor të vitit 2020.

Guinness konfirmoi se kërcimi i tij prej 40 metrash ishte më i larti ndonjëherë nga një helikopter në ujë.

Bream thekson se ky titull paraqet rezultat fantastik për të./UBTNews

Exit mobile version